
Sfida e banorëve të akuariumit kur u bashkuan me pjesën tjetër të banorëve solli debate dhe përplasje në spektaklin e natës së sotme.
Gjatë sfidës Juxhini duke u munduar të bënte të fliste Brikenën të cilës nuk i lejohej të komunikonte me banorët e shtëpisë e ndaloi këtë të fundit të dilte nga tualeti. Miri i erdhi në ndihmë Brikenës dhe e largoi me forcë Juxhinin nga dera, veprim të cilin ky i fundit nuk e mori mirë sepse sipas tij ai nuk përdori forcë fizike në asnjë moment me Brikenën.
Përplasje tjetër ishte ajo mes Selinës dhe Malit. Sipas Malit prekjet e Selinës në fytyrë ishin të tepërt dhe tejkalonin çdo limit loje.
Si pasojë e thyerjes së rregullave, Vëllai i Madh ka marrë vendim për të çuar në televotim tre banorë.
Ata janë Selin, Juxhini dhe Miri. Pyetja është kë doni të shpëtoni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
