LAJME / E Mërkurë 3 Shtator 2025, 00:12

“Vdekja e Greqisë”- Elon Musk jep alarmin për vendin fqinj

Elon Musk, miliarderi i njohur, u rikthye sërish te çështja e uljes së lindjeve në Greqi me një postim në platformën X.

Në postimin e tij, Musk e quajti këtë fenomen “vdekja e Greqisë” dhe shpërndau lajmin për 700 shkolla të mbyllura në vend.

Ky nuk është hera e parë që Musk merret me këtë çështje për Greqinë; më parë, në prill 2024, ai kishte shkruar se “Greqia po përjeton një kolaps demografik”, ndërsa në shtator të njëjtit vit shprehu habinë e tij për faktin që në vendin tonë numri i vdekjeve është dyfish më i madh se ai i lindjeve.

Kjo situatë e uljes së lindjeve dhe emigracionit po sfidon seriozisht strukturën demografike të Greqisë, duke sjellë pasoja të rëndësishme për shoqërinë dhe ekonominë e vendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE