LAJME / E Diel 7 Prill 2024, 19:07

‘Vajza vishuni si të doni’, Efi del kundër deklaratës së Ledionit

Efi nuk është dakord me Ledionin i cili thotë se vajzat mund të vishen si të duan. Ledioni u shpreh kështu mbrëmjen e djeshme në “Prime” kur po diskutohej incidenti i Romeos ndaj Erjolës, i cili i hodhi banores pije në gjoks, veprim i cili është cilësuar seksist.

Ledioni duke komentuar këtë situatë përmendi veshjet e Erjolës, ku tha se ajo ka marrë padrejtësisht komente negative, teksa u dha një mesazh edhe vajzave shqiptare të vishen si të duan, pa u ndjerë të paragjykuara.

Këtë deklaratë të Ledionit, duket se nuk e ka pritur mirë ish-finalistja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes. Ajo ka ri-postuar një shkrim në InstaStory ku shkruhet se vajzat duhet të vishen sipas vendit dhe normave. Efi e duartroket këtë mendim që është kundër deklaratës së Ledionit.

“Vishuni si te doni vajza… Jo mo joo! Nuk ekziston kjo. Vajza vishuni sipas vendit dhe normave. Pike! Kurre skam qene dakort me këto opinione demek moderne. Veshja juaj eshte respekti qe keni ju per veten fillimisht, me pas ajo cfare kerkoni dhe prisni nga te tjeret”.