
Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I ULËT” për zjarre në të gjithë qarqet. N? disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vet?m n? zona t? lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-Perëndim), qarku Lezhë (Perëndim) dhe qarku Vlorë (Jug-Perëndim).
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme, sipas buletinit informativ të autoritetit shtetëror.
Ndërkohë, përsa i përket parashikimit meteorologjik, sot pasdite priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë dhe Elbasan të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Nesër priten reshje lokalisht të dobëta.
Për shkak të reshjeve, edhe temperaturat pritet të bien. Nesër (e diel, dt. 13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 28°C, në vendet e ulëta: 16 / 29°C dhe në vendet malore: 11 / 24°C.
Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore për disa momente do te jetë deri e fortë.
