LAJME / E Shtunë 12 Shtator 2026, 19:07

Ngjarje e rende ne azilin e te moshuarve, humbin jeten 16 persona

Të paktën 16 persona humbën jetën në një zjarr në një azil pleqsh në qytetin Villa Comuy në Kili,

ndërsa 10 të tjerë u evakuuan, njoftoi sot policia.

Në njoftim thuhet se shtatë njësi zjarrfikëse morën pjesë në shuarjen e zjarrit që shpërtheu të premten në mbrëmje, raportoi “Tercera”.

Theksohet se është hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit.