
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Austrinë, pasi një tren mallrash u përplas me një automjet në të cilin udhëtonte një familje treanëtarëshe. Si pasojë e aksidentit humbën jetën një shtetas serb 39-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 34-vjeçare, ndërsa vajza e tyre 2-vjeçare arriti të mbijetojë dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Aksidenti ndodhi të shtunën pasdite në rajonin Valdviertel të Austrisë së Poshtme, në një kalim hekurudhor pranë qytetit Allensteig. Sipas informacioneve të para, automjeti u godit nga një tren mallrash në një kalim të pajisur me sinjalizim ndriçues. Autoritetet ende po hetojnë shkaqet e sakta të tragjedisë.
Mediat austriake raportojnë se në timon ndodhej nëna e familjes, e cila kohët e fundit kishte marrë patentë shoferin. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e pakujdesisë, dukshmërisë së kufizuar ose ndonjë defekti teknik në automjet. Dëshmitarë të ngjarjes kanë deklaruar gjithashtu se makina mund të ketë mbetur e bllokuar mbi shina pak çaste para përplasjes.
Përplasja ishte aq e fuqishme sa të dy prindërit humbën jetën në vendngjarje. Vajza e tyre 2-vjeçare u nxor nga sedilja e pasme dhe u transportua me helikopter në spital. Sipas autoriteteve lokale, pas shërimit për të do të kujdeset gjyshja e saj.
Banorët e zonës ku jetonte familja kanë shprehur dhimbjen e tyre të thellë për humbjen, duke i përshkruar viktimat si njerëz të sjellshëm dhe shumë të respektuar në komunitet. Ekipet e shpëtimit punuan për orë të tëra për të nxjerrë automjetin e shkatërruar nga poshtë trenit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
