LAJME / E Mërkurë 2 Korrik 2025, 22:10

Ushtarë shqiptarë dhe austriakë dislokohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Kompanitë shqiptare dhe austriake të Forcës Rezervë Operacionale Shumëkombëshe (MN ORF) janë vendosur sot në Kosovë, duke zëvendësuar njësitë bullgare dhe greke, në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Njoftimin e bëri me dije Ministria e Mbrojtjes. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “ky rotacion forcon më tej gatishmërinë operacionale të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij të gjatë, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Forca e Kosovës (KFOR) janë një trupë e armatosur e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës së Kosovës me qëllim ruajtjen e sigurisë në Kosovës.

Qendra komanduese e trupës gjendet në Prishtinë.

Në fillim (1999) trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi prej 50 mijë ushtarakësh.

Që prej 30 nëntorit 2012 në përbërjen e kësaj trupe janë rreth 5565 ushtarakë nga 31 kombe anëtare të OKB-së, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE