
Orë të vështira po kalohen në Krujë, ku zjarret vijojnë të përhapen dhe situata paraqitet shqetësuese për zonat e banuara.
Sipas njoftimit të publikuar, ministri i Brendshëm Besar Ulamani dhe ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi u kanë bërë thirrje banorëve të zonave të rrezikuara që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit dhe të largohen menjëherë nga banesat kur u kërkohet evakuimi.
“Jeta dhe siguria juaj janë prioritet mbi gjithçka tjetër!”, thuhet në apelin drejtuar qytetarëve.
Forcat në terren po vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa autoritetet u kërkojnë banorëve të mos pengojnë operacionet dhe të zbatojnë udhëzimet e Policisë dhe ekipeve të emergjencës.
Pamjet e publikuara nga zona tregojnë një qiell të ndriçuar nga flakët, ndërsa banorë të shumtë shihen jashtë banesave teksa ndjekin situatën.
View this post on Instagram
Situata mbetet në zhvillim dhe banorëve në zonat e rrezikuara u është kërkuar të tregojnë kujdes maksimal dhe të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
