LAJME / E Enjte 24 Shtator 2026, 18:06

Kurorëzimi me Mirlindin, Vesa publikon për herë të parë fotografitë e veçanta

Vesa Vllasaliu ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale për herë të parë fotot krah partnerit të saj, Mirlindit, nga dita e tyre e kurorëzimit. Çifti ka zgjedhur qytetin piktoresk të Solothurnit në Zvicër për të realizuar këtë moment të veçantë.

Ndonëse kjo ngjarje u mbajt plotësisht private vitin e kaluar, kurorëzimi erdhi në një periudhë mjaft të ëmbël për ta, pasi ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lumturia e çiftit u përmbush në muajin dhjetor, kur ata u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Miresa.

Ndërsa muaj më parë Vesa kishte ndarë vetëm një imazh ku shihej e vetme me fustanin e bardhë, sot ajo ka vendosur të zbulojë setin e plotë krah Mirlindit nga dita e tyre më e veçantë, kurorëzimi. /Prive By LS

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vesa Daku-Vllasaliu (@vesa.vllasaliu)