LAJME / E Premte 29 Maj 2026, 00:12

Çupi: Berisha nuk ka filluar asnjë hap për integrimin në BE. PD nuk ekziston më

Analisti Frrok Çupi, për konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE, thotë se shqiptarët janë të etur për të shkuar në Europë.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Sali Berisha nuk ka filluar asnjë hap për integrimin.

“Me Berishën Kryeministër nuk ka filluar asnjë hap për integrimin, hapat e parë kanë filluar në vitin 2014, kur ai nuk ishte në qeveri. Sali Berisha është arkitekti i islamizimit të Shqipërisë, Qeveria është mikja më e afërt e Bin Laden dhe e celulave terroriste.

Në 2016 nisi reforma në drejtësi, për arsye se nuk shkohej në Bashkimin Europian, pa reformën. Nuk i them Ramës bravo, se Shqipëria ishte e etur dhe e uritur për të shkuar drejt Bashkimit Europian, se votoi për një parti antikomuniste.

Shqiptarët e dinin se duhet të shkonin në Europë. Opozita u thirr për gjithë natën nga SHBA që të shkonin të votonin reformën në drejtësi. E votuan dhe u bënë pishman. Partia Demokratike nuk është europianiste. PD duhet të kërkojë brenda vetes se pse populli shqiptar nuk e do më”

Ndërsa për rikonfirmimin e Berishës si kryetar, thotë se Partia Demokratike nuk ekziston më.

“PD i merr votat për arsye të vitit 1990. Partia Demokratike nuk ekziston më. Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, Flamur Noka, Albana Vokshi, Gazment Bardhi etj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE