
Pamjet dramatike dhe ulërimat e mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP” mbajtën në ankth jo vetëm fermerët, por edhe të gjithë ndjekësit e formatit.
Tashmë, e vërteta e atyre momenteve të tensionuara është zbuluar plotësisht.
Ashtu siç u dyshua në fillim, shkaku i atij paniku të madh ishte qenushi i dashur i shtëpisë, Stormi. Ai ka kaluar një krizë të papritur dhe një gjendje jo të mirë shëndetësore, e cila alarmoi menjëherë banorët duke i bërë ata të thërrisnin me dëshpërim për ndihmë nga produksioni.
Megjithatë, pas atyre momenteve të frikshme, më në fund vjen një lajm i mirë!
Ish-fermeri, Endrit Kuçi, ka qetësuar të gjithë fansat e programit duke ndarë një video në rrjetet e tij sociale.
Në pamjet e publikuara direkt nga klinika veterinare, Stormi shihet në duar të sigurta duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Fatmirësisht, qenushi i vogël e ka kaluar rrezikun dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
