
Ditën e djeshme në zonën e njohur si kthesa e Kamzës një i mitur 17-vjeçar u plagos aksidentalisht nga shoku i tij 19 vjeçar në kokë. Ndërkohë mësohet se ai ende vijon të jetë në rrezik për jetën. Bazuar në burime për mediat nga spitali i Traumës, i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore teksa po merr trajtim intensiv pas plagës së marrë.
Kujtojmë se ditën e djeshme policia prangosi autorin e dyshuar 19-vjeçarin Rigels Sylaj, i cili mësohet se është djali i një ushtaraku. Ai kishte ftuar në banesëne tij tre shokët e tij në një festë ku po konsumonin edhe alkool, teksa u tregonte një pistoletë të cilën e kishte pa leje.
Tre shokët e kanë nxjerrë 17-vjeçarin në oborrin e banesës dhe kanë telefonuar ambulancën. Ata në fillim thanë se e kishin gjetur të plagosur në oborr, dhe më vonë pranuan atë që kishte ndodhur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
