LAJME / E Shtunë 19 Shtator 2026, 22:10

Një djalë në moshë të re humb jetën dhimbshëm në QSUT. Zbulim tronditës nga policia e Tiranës

Një djalë 27-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, i riu me inicialet S. B., u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ndërroi jetë.

Nga informacionet e mbledhura deri më tani, dyshohet se 27-vjeçari kishte konsumuar lëndë pesticide, të cilat i kanë shkaktuar gjendjen e rëndë dhe më pas humbjen e jetës.

Hetimi nxori se djali kishte gëlltitur një kokteil lëndësh vdekjeprurëse: “Në kushte depresioni, 27 vjeçari ka konsumuar lëndë fosfororganike, si dhe lëndë insekticide dhe pesticide, të cilat i kanë shkaktuar humbjen e jetës”, tha Policia e Shtetit.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt verifikimi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dhënë tri masa të reja sigurie në kuadër të hetimeve për përfitim dhe regjistrim të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit. Gjykata ka caktuar masën “Arrest në burg” për shtetasin Ervin Habilaj, i dyshuar si përfitues i pronave, si dhe masën e dytë të sigurisë “Arrest në burg” për ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Fier, Ertis Shehu. Ndërkohë, për ish-topografin e këtij institucioni, Emiljano Ruko, është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Hetimet e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare zbuluan se tre shtetasit kanë bashkëpunuar për falsifikimin e dokumenteve zyrtare me qëllim përfitimin e padrejtë të sipërfaqeve të tokës. Procedimi penal përfshin akuzat për “Falsifikim të dokumenteve”, “Mashtrim”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Shpërdorim detyre”.

Organet e drejtësisë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të fshehjes së të ardhurave dhe abuzimit me detyrën, si dhe për dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë në këtë skemë tjetërsimi pasurish./noa.al