LAJME / E Shtunë 19 Shtator 2026, 22:10

"Hajdi këtu, shkojmë atje, pse nuk guxoni, gjenerali kuksian Kudusi Lama shpërthen ndaj prokurorëve

“Hajdi këtu, shkojmë atje! Pse nuk guxoni?” – gjenerali kuksian Kudusi Lama shpërthen me tone të forta ndaj prokurorëve të Hagës.

Në një intervistë për Vip Magazine, Lama ka komentuar vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi procesin dhe mënyrën se si është zhvilluar ai.

Gjenerali ka qenë prej kohësh kritik ndaj akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe ka kërkuar që përgjegjësitë dhe provat të përballen hapur.

Aktgjykimi i 16 shtatorit 2026 i shpalli katër ish-krerët përgjegjës për disa akuza për krime lufte.