LAJME / E Hënë 29 Dhjetor 2025, 19:07

U njohëm në FB, më mori 14 mijë EURO/ Detaje nga ekstradimi i 42-vjeçares së dënuar me 7 vjet burg për mashtrim

Ishte dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja shqiptare.

Marjana Gjona është dënuar nga Gjykata e Pogradecit me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Ajo akuzohet se ka mashtruar përmes njohjeve në Facebook duke përfituar 14 mijë Euro.

Në vijim të bashkëpunimit të konsoliduar ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Spanjë dhe në Gjermani, u finalizuan në kuadër të operacionit “The Ëanted”, procedurat për ekstradimin:

-nga Spanja, në Shqipëri, të shtetases Marjana Gjona, 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda;

-nga Shqipëria, në Gjermani, të shtetasit Metehan Tutuncu, 26 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, në vitin 2023, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE