LAJME / E Diel 25 Janar 2026, 17:05

U miratua me një PO të fortë&/ Kryeministri Rama jep lajmin: Presidenti i SHBA-së më

Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për ftesën e SHBA-së për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ku theksoi se kjo ftesë u pranua dhe u ratifikua pavarësisht trazirave dhe zhurmave që u krijuan ditën e enjte në Kuvend.

Kreu i qeverisë theksoi se vendimi u miratua me një “po” të fortë, përfshirë edhe votat e atyre që kanë qenë kritikë, duke theksuar se Shqipëria e ka zgjedhur paqen si busullën e vet.

Kjo javë nisi me një ftesë që tolloviti Shqipërinë, me një ftesë përtej protokollit zyrtar, me një domethënie shumë të fortë politike dhe historike, sipas meje, për Shqipërinë. Presidenti i SHBA më dërgoi këtë ftesë për t’iu bashkuar atyre në Bordin e Paqes, një organizëm i themeluar po prej tij, dhe për të pranuar që Shqipëria të jetë një vend anëtar themelues i këtij bordi.

Është një ftesë e mirëseardhur dhe nuk e dyshoja që s’do të kishte zhurmë, por nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave. Por, gjithsesi, ftesa u mirëprit, u pranua, u ratifikua dhe në formën e një marrëveshjeje në Kuvendin e Shqipërisë. Shqipëria, si një shtet që ka zgjedhur paqen si busullën e vet të përhershme dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare, e pranoi me një “po” të fortë, edhe me votat e atyre që në komentet që votuan nuk lanë gjë pa thënë”, theksoi Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE