LAJME / E Shtunë 30 Maj 2026, 11:11

U kthye në shtëpi i dehur, pas debatit me gruan, 48-vjeçari merr eskavatorin dhe.. (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, Pensilvani. Një burrë 48-vjeçar, Eric Pierwsza, u arrestua pasi shkatërroi një pjesë të shtëpisë me eskavator, vetëm pak minuta pasi gruaja e tij i tha se martesa kishte marrë fund.

Sipas policisë, gruaja dhe dy vajzat e tyre ndodheshin brenda në shtëpi në momentin e incidentit. Hetuesit thanë se dëmet janë aq të mëdha sa kanë ngritur dyshime për sigurinë e ndërtesës. Ngjarja ndodhi të martën në mëngjes, pas një debati të ashpër mes çiftit.

Autoritetet raportojnë se burri, një natë më parë u kthye i duhur, u grind me bashkëshorten dhe kur ajo i tha se martesa kishte mbaruar, ai e paralajmëroi se do të shembte shtëpinë.

“Nëse mbaron, do ta shemb shtëpinë”. Pak minuta më vonë, ai hipi në ekskavator dhe filloi të shembte pjesë të shtëpisë, ndërsa familja ishte ende brenda.

Pas shkatërrimit, Pierësza mori një çantë dhe u largua me makinë, por u arrestua më vonë nga policia. Ai akuzohet për shkatërrim të pronës, rrezikim të të tjerëve dhe prishje të qetësisë. Gruaja e tij ka kërkuar urdhër mbrojtjeje pas ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE