LAJME / E Premte 26 Qershor 2026, 20:08

Lajm i trishte, mjeshtri i madh nderron jete

Pal Dedgjonaj, një ndër themeluesit e Ansamblit “Qiftelia” të Lezhës dhe Mjeshtër i Madh i artit dhe kulturës lezhjane, është ndarë nga jeta. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 26 Qershor.

Pali ishte një figurë e shquar e trashëgimisë kulturore, një mjeshtër i rrallë i instrumenteve folklorike frymore të trevës së Lezhës, të cilat i punoi dhe i promovoi me përkushtim të jashtëzakonshëm në skenat dhe Festivalet Folklorike Kombëtare që prej vitit 1968.

Me aftësinë e tij të veçantë interpretuese dhe kontributin e çmuar artistik, ai është ndër themeluesit e Ansamblit “Qiftelia” të Lezhës.

Vepra dhe trashëgimia e tij artistike mbeten një pasuri e vyer për kulturën kombëtare dhe një krenari e përhershme për Lezhën.

“Në këtë moment të dhimbshëm, Bashkia Lezhë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, si dhe për gjithë komunitetin artistik dhe Ansamblin “Qiftelia”. U prehsh në paqe, Mjeshtër i madh”, thuhet në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE