
Për publikun shqiptar, Kadir ?nan?r do të mbetet i paharruar për rolin e Iljazit në filmin “Shamikuqja” (Selvi Boylum Al Yazmal?m), një nga filmat më të dashur të kinematografisë turke.
Kadir ?nan?r, një prej emrave më të mëdhenj të kinemasë turke dhe ikonë e periudhës së Ye?ilçam, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Aktori veteran ndërroi jetë në spitalin ku po merrte trajtim për pneumoni. Ai ishte shtruar më 14 maj, pasi pësoi probleme shëndetësore, ndërsa pas gjashtë ditësh në kujdes intensiv ishte intubuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij.
Vdekja e ?nan?r vjen vetëm pak ditë pasi ai humbi edhe motrën e tij, Altun Ar?ca, e cila u nda nga jeta më 23 qershor.
Familjarët dhe autoritetet kanë bërë të ditur edhe programin e ceremonisë mortore. Homazhet për aktorin do të zhvillohen të premten në orën 13:00 në Qendrën Kulturore Atatürk në Stamboll. Më pas do të falet namazi i xhenazes në Xhaminë Barbaros Hayrettin Pa?a, ndërsa Kadir ?nan?r do të përcillet për në banesën e fundit në Varrezat Ulus.
Kadir ?nan?r konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë turke, me një karrierë që zgjati për dekada dhe me dhjetëra role që e shndërruan në një prej aktorëve më të dashur për publikun në Turqi dhe më gjerë.
Për publikun shqiptar, Kadir ?nan?r do të mbetet i paharruar për rolin e Iljazit në filmin “Shamikuqja” (Selvi Boylum Al Yazmal?m), një nga filmat më të dashur të kinematografisë turke. I prodhuar 45 vite më parë dhe i shfaqur në Shqipëri gjatë viteve ’80, filmi u kthye në një klasik, ndërsa personazhet Iljazi dhe Asja fituan zemrat e brezave të tërë.

Kadir ?nan?r në rolin e Iljazit te Shamikuqja
Vepra e fundit kinematografike e ?nan?r ishte filmi “The Gate” (Kapi), i realizuar në vitin 2019, me të cilin aktori u rikthye në ekran pas shtatë vitesh mungesë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
