
Një shtetas shqiptar 28 vjeç është arrestuar në Itali, pasi u kap duke transportuar rreth 30 kilogramë kokainë në automjetin e tij, lëndë narkotike me vlerë miliona euro në treg.
Sipas mediave italiane, i riu u ndalua nga karabinierët e Tenenza di Cologno Monzese, pasi makina e tij e parkuar në një zonë të izoluar pranë unazës rrugore ngjalli dyshime.
Forcat e rendit vendosën të kryenin një kontroll të detajuar ndaj drejtuesit dhe mjetit.
Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh u gjetën 26 pako të mbështjella, që përmbanin gjithsej rreth 30 kilogramë kokainë. Menjëherë pas zbulimit të lëndës narkotike, 28-vjeçari u arrestua në flagrancë.
Me urdhër të Prokurorisë së Monzës, ai u shoqërua në burg, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e mundshëm kriminal dhe destinacionin final të drogës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
