
Reperi shqiptar Fero është rikthyer në skenën muzikore me projektin e tij më të ri, të titulluar “Rrah Rrah 2”, i cili është publikuar zyrtarisht në platformën YouTube dhe ka nisur menjëherë të tërheqë vëmendjen e publikut.
Kënga vjen si vazhdim i hitit të tij të mëparshëm “Rrah Rrah”, duke ruajtur stilin energjik dhe ritmin karakteristik që e ka shoqëruar Feron gjatë gjithë karrierës së tij në muzikën hip-hop dhe trap.
Për tekstin e këngës është kujdesur vetë Fero, i cili edhe kësaj radhe sjell vargje në stilin e tij të drejtpërdrejtë, me një interpretim dinamik dhe elemente që e kanë bërë një nga artistët më të komentuar të skenës shqiptare.
Projekti është shoqëruar edhe me një videoklip, i publikuar njëkohësisht me këngën në YouTube. Klipi përmban skena dinamike dhe një produksion modern, duke plotësuar atmosferën që përcjell projekti muzikor.
Me “Rrah Rrah 2”, Fero synon një rikthim të fuqishëm në tregun muzikor, pas një periudhe gjatë së cilës ai ishte më pak aktiv me publikime të reja dhe ishte në qendër të vëmendjes për zhvillimet në jetën e tij personale dhe profesionale.
Menjëherë pas publikimit, fansat kanë reaguar në rrjetet sociale, ku kanë shpërndarë projektin dhe kanë komentuar rikthimin e reperit me një këngë të re. Brenda një kohe të shkurtër, videoklipi ka nisur të grumbullojë shikime dhe komente nga adhuruesit e tij.
Fero mbetet një nga emrat më të njohur të muzikës urbane shqiptare, me dhjetëra hite dhe miliona klikime në platformat muzikore. Çdo projekt i tij zgjon interes të madh te publiku, ndërsa mbetet të shihet nëse “Rrah Rrah 2” do të arrijë suksesin e pjesës së parë dhe do të renditet mes këngëve më të dëgjuara të kësaj periudhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
