
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Preshevës, pasi një 44-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Viktima është Ramush Tahiri, nga fshati Norçë i komunës së Preshevës. Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të tij.
Përmes një njoftimi publik, familjarët dhe bashkëfshatarët kanë bërë të ditur se Ramush Tahiri ndërroi jetë tragjikisht gjatë punës në Gjermani, ndërsa kanë vlerësuar figurën e tij si një njeri të ndershëm, punëtor dhe të respektuar nga të gjithë.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vëllai ynë, Ramush Tahiri, në moshën 44-vjeçare, ka ndërruar jetë tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Lajmi për humbjen e tij na ka tronditur pa masë. Ai do të kujtohet gjithmonë si një njeri i ndershëm, punëtor, zemërmirë dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin”, thuhet në njoftim.
Në mesazhin e ngushëllimit, familjarët kanë shprehur solidaritet me të gjithë ata që ndajnë dhimbjen për këtë humbje, duke lutur Zotin që ta mëshirojë të ndjerin dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus.
Po ashtu është bërë e ditur se detajet për ceremoninë e varrimit do të njoftohen në një moment të mëvonshëm, pasi të përfundojnë procedurat e nevojshme.
Ndarja e parakohshme nga jeta e Ramush Tahirit ka lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe komuniteti i Norçës, të cilët po e kujtojnë atë si një njeri të përkushtuar ndaj familjes dhe punës.
Ngushëllime të sinqerta familjes Tahiri, të afërmve dhe miqve për këtë humbje të rëndë. U prehtë në paqe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
