LAJME / E Shtunë 25 Tetor 2025, 12:12

U dërgua me urgjencë në Itali në gjendje të rëndë shëndetësore, prindërit e Sadikut në “Për Shqiptarët”: Po rikuperohet me shpejtësi, mjekët…

Teksa ka kaluar një javë që nga dërgimi i Sadikut në Itali, djalit të diagnostikuar me sindromën e rrallë Stevens Johnson , prindërit rrëfyen live në “Për Shqiptarët” gjendjen e tij aktuale shëndetësore.

Teksa gjendja e Sadikut ishte kritike, sot ai po merr mjekim të specializuar në shtetin fqinj.

Prindërit e Sadikut treguan se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, ndërsa mjekët kanë mbetur të habitur nga reagimi pozitiv i vogëlushit ndaj trajtimit.

“Sadiku është në spital, po merr mjekimet. Ka një përmirësim shumë të shpejtë. Po rikuperohet. Edhe mjekët këtu në Itali kanë mbetur të habitur për reagimin e mirë që ka pasur Sadiku”, tha nëna e vogëlushit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE