
Megjithatë, 35-vjeçari nuk arriti ta ruante të njëjtin ritëm dhe intensitet, ndërsa Joshua u rikthye fuqishëm në raundin e dytë, duke treguar cilësitë e tij dhe duke fituar me nokaut.
Pavarësisht rikthimit spektakolar të britanikut, Simon Jordan ishte ndër zërat që hodhën teori konspirative pas meçit.
Ai deklaroi se nuk i besohej rënia e nivelit të Prengës në raundin e dytë dhe sugjeroi se gjithçka mund të ishte organizuar për të gjeneruar sa më shumë para, duke e lidhur këtë edhe me një përballje të mundshme mes Tyson Fury dhe Anthony Joshuas.
“Nuk e besoj këtë… Joshua rrëzohet dy herë dhe më pas ndryshon gjithçka. Prenga ishte krejtësisht ndryshe në raundin e dytë. Diçka nuk ishte në rregull. Gjithçka dukej e organizuar për të fituar sa më shumë para”.
Ai shtoi se udhëzimet që trajnerët i dhanë Prengës në kënd gjatë raundit të dytë e bënë të dyshonte edhe më shumë.
Në një prononcim për SveaCasino, Prenga i hodhi poshtë kategorikisht këto akuza.
“Çfarë mendoj për komentet e Simon Jordan? Janë plotësisht të pavërteta dhe është e papërgjegjshme që dikush të bëjë pretendime të tilla. Unë dhe AJ kemi integritet dhe nuk do të përfshiheshim kurrë në një marrëzi të tillë”, u shpreh boksieri shqiptar.
“Ndjeva se duhej të ruaja energjinë dhe të merrja frymë. Mendova ta nisja më qetë raundin e dytë për t’u rikuperuar, por fatkeqësisht nuk funksionoi. Ai ritëm më i ngadaltë i dha Joshuas mundësinë të merrte kontrollin e meçit”, tha ai.
“Çfarë mësova? Të mos sëmuresh gjatë fazës përgatitore, sepse e ndjen menjëherë mungesën e ditëve të humbura të stërvitjes dhe të punës në kondicion fizik pas raundit të parë”, përfundoi Prenga, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
