LAJME / E Premte 25 Shtator 2026, 21:09

Elton Qyno: Agasi fut në "sherr" Altin Dumanin me prokurorin e SPAK që është filmuar në zyrën e Agasit! Kush është ai?

Dhjetëra materiale filmike, që janë sekuestruar në zyrën e Ergys Agasit në ish-bllok, po kthehejnë dosjen Agasi në një çështje shumë të nxhetë, jo vetëm për zyrtarët e lartë të qeverisë Rama, por edhe për vetë prokurorinë e posaçme SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.

Kjo pasi në këto materiale filmike që janë administruar në dosje, përveç materialit intim, është filmuar në takim në zyrë dhe një nga prokurorët e prokurorisë së posaçme SPAK dhe një gjyqtare e Gjykatës së Posaçme.

Mirëpo prezenca e prokurorit, të SPAK në këtë takim me Ergys Agasin, ka çuar në një përplasje mes tij dhe prokurorit të çështjes, Altin Dumanit, i cili 1 javë më parë ka urdhëruar oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ti shkojnë në zyrë dhe ta ftojnë për ta marë në pyetje, lidhur me arsyen e vizites se tij tek zyra e koordinatorit.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se prokurori i SPAK, nuk ka pranuar këtë urdhër të Dumanit, për të dhënë shpjegime lidhur me takimin mes tij dhe Ergys Agasit në takimin zyrës së këtij të fundit.

Nisur nga ky refuzim, oficerët e BKH-së kanë zgjedhur rrugën ligjore, duke e ftuar prokurorin e SPAK përmes një Fletë-Thirje të cilën ja kanë çuar në zyrën e tij.

Por sërisht prokurori, nuk ka pranuar ti bindet kësaj strategjie hetimore, duke refuzuar të japë shpjegime për llogari të hetimit që është hapur ndaj Ergys Agasit.

Tashmë kjo çështje, ka sjellë një përplasje në SPAK mes Dumanit dhe vetë prokurorit, i cili nuk ka pranuar të japë shpjegime, duke pretenduar në mënyrë verbale se takimi është kryer shumë kohë më parë, dhe Ergys Agasi, nuk ka qënë i dënuar, proceduar apo qoftë dhe shoqëruar ndonjëherë në polici.

Në këto kushte, prokurori ka treguar se nuk kishte asgjë çfarë të dëshmonte dhe e gjitha kjo bëhej nga kolegët e tij përmes një strategjie baltosje.

Tashmë kjo përlasje është kthyer në një çështje të nxehtë në SPAK, pasi ka nxjerë në sipërfaqe dhe ndarjen e trupës së prokurorëve në disa grupe interesi.