LAJME / E Premte 25 Shtator 2026, 20:08

Lajmi i fundit/ Hashim Thaçit i ndodh e papritura, merret vendimi nga Haga

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vendosur të heqin pjesërisht kufizimet për vizitat jo të privilegjuara ndaj Hashim Thaçit. Vendimi është marrë më 21 shtator 2026 nga gjyqtari i vetëm i çështjes që lidhet me administrimin e drejtësisë.

Sipas vendimit, disa persona që më herët nuk lejoheshin ta vizitonin Thaçin do të mund të rikthehen në vizita, por takimet e tyre do të jenë nën monitorim aktiv.

Kjo çështje lidhet me akuzat se, gjatë disa vizitave jo të privilegjuara në paraburgim, Thaçi u kishte përcjellë vizitorëve informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarë dhe kishte diskutuar çështje që lidhen me dëshmitë. Thaçi është deklaruar i pafajshëm ndaj këtyre akuzave.

Megjithatë, ndalesa vazhdon të jetë në fuqi për katër persona: Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla dhe Vllaznim Kryeziu.

Ndërkohë, për gjashtë persona është hequr ndalesa, ndërsa identiteti i tre prej tyre është i redaktuar në versionin publik të dokumentit. Vizitat e lejuara do të monitorohen dhe autoritetet duhet të raportojnë çdo shkelje të rregullave.

Vendimi vjen pasi në çështjen për administrimin e drejtësisë janë përfunduar deklaratat përmbyllëse më 14 shtator 2026 dhe gjykata pritet të shpallë vendimin në këtë proces.

Ndërkohë, në një çështje tjetër, më 16 shtator 2026 Thaçi u dënua me 25 vjet burgim në gjykimin për krime lufte, vendim që është i veçantë nga çështja për administrimin e drejtësisë.