LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 13:01

Trump paralajmëron Netanyahun – Izraeli mund të mbetet pa mbështetjen e SHBA-së

Trump paralajmëron Netanyahun – Izraeli mund të mbetet pa mbështetjen e SHBA-së

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të fortë ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e paralajmëruar që të mos ndërmarrë veprime që mund të çojnë në një luftë të re me Iranin.

Në një intervistë për portalin politik amerikan Axios, Trump tha se i kishte bërë të qartë Netanyahut se një përshkallëzim i ri ushtarak mund ta vendosë Izraelin në një pozitë të vështirë në raport me aleatin e tij kryesor.

“Bibi, bëj kujdes, përndryshe mund të mbetesh shumë shpejt i vetëm”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

Trump gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se një konflikt i mundshëm me Iranin do të binte ndesh me premtimin e tij elektoral për të shmangur përfshirjen e SHBA-së në luftëra të reja.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, vetëm pak orë pasi Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme hakmarrëse, duke rritur frikën e komunitetit ndërkombëtar për një konflikt më të gjerë rajonal.

Zhvillimet e fundit po ndiqen me shqetësim nga fuqitë botërore, ndërsa analistët paralajmërojnë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të ketë pasoja serioze për stabilitetin e rajonit dhe sigurinë globale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE