LAJME / E Premte 6 Mars 2026, 02:02

Trump paralajmëron botën: Ja cili shtet i madh e e ka rradhën pas Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se presioni i vendosur nga administrata e tij ndaj Kubës mund të çojë drejt rënies së regjimit në ishull.

Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara janë tashmë në komunikim me autoritetet kubane, ndërsa paqëndrueshmëria në vend po rritet pas krizës politike në Venezuelë dhe arrestimit të Nicolás Maduro. Sipas tij, këto zhvillime po e shtyjnë Havanën të mendojë për një marrëveshje të re me SHBA-në.

Duke u ndalur tek konflikti me Iranin, presidenti amerikan deklaroi se synimi i Uashingtonit është të ndikojë në formësimin e udhëheqjes së ardhshme të vendit pas luftës. Ai u shpreh se SHBA do të mbështesë një qeveri që do të ndërtojë një Iran të fortë, por pa kapacitete bërthamore.

Trump kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kompaninë e inteligjencës artificiale Anthropic, duke minimizuar shqetësimet se tensionet me Iranin mund të ndikojnë në çmimet e energjisë apo rezervat ushtarake të SHBA-së, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE