
Shoferi, i cili humbi jetën së bashku me bashkëshorten në një aksident të rëndë në Bullgari, dyshohet se kishte fjetur në timon dhe kishte kaluar në korsinë e kundërt, raportojnë mediat lokale.
Aksidenti ndodhi pranë qytetit të Simitlit, në Bullgari, ndërsa viktimat janë një burrë dhe një grua, të dy 54 vjeç.
Sipas mediave serbe, automjeti i familjes serbe, e cila po kthehej nga pushimet në Greqi, u përplas me dy kamionë, njëri prej të cilëve transportonte një ngarkesë jashtë përmasave të lejuara.
Drejtuesit e kamionëve, me targa hungareze dhe rumune, nuk pësuan lëndime. Policia bullgare po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.
Sipas informacioneve të para, vetura që po lëvizte në drejtim të Blagoevgradit kaloi në korsinë e kundërt dhe fillimisht u përplas me një kamion, e më pas edhe me tjetrin.
Në vendngjarje u dërguan tre autoambulanca – dy nga Blagoevgradi dhe një nga Simitli – si dhe ekipe të zjarrfikësve, të cilët ndërhynë për të nxjerrë viktimat dhe për të siguruar zonën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
