
Një tërmet me magnitudë 4.1 është regjistruar pak pas mesnatës në Itali, me epiqendër në Pizzone, një komunë në provincën e Isernias, në kufirin mes Abruzos dhe Lazios.
Lëkundjet, të cilat zgjatën disa sekonda, u ndjenë në të gjithë zonën e Isernias, por edhe në provincat Chieti, L’Aquila dhe Caserta.
Sipas mediave italiane, shumë banorë dolën jashtë banesave nga frika pas goditjes sizmike.
Deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
