LAJME / E Shtunë 25 Korrik 2026, 17:05

Humbi jetën në tentativë për të shpëtuar të birin nga mbytja, nxirret pas disa ditësh nga liqeni trupi i 55-vjeçarit

Pushimet familjare në Itali u shndërruan në tragjedi, pasi një turist gjerman humbi jetën në Liqenin e Komos teksa u hodh në ujë për të shpëtuar djalin e tij që rrezikonte të mbytej.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja ndodhi pranë zonës së Dorios, ku fëmija ra në ujë nga një varkë.

Babai ndërhyri menjëherë dhe arriti ta nxirrte në siguri, por më pas u zhduk nën ujë, dyshohet pasi u rrëmbye nga rrymat e forta të liqenit.

Pas disa ditësh kërkimesh intensive me zhytës, mjete lundruese, helikopter dhe robot nënujor, autoritetet italiane gjetën trupin e 55-vjeçarit në një thellësi rreth 220 metra.

Liqeni i Komos është një nga më të thellët në Evropë dhe njihet për rrymat e forta, të cilat shpesh nënvlerësohen nga turistët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE