LAJME / E Martë 20 Janar 2026, 09:09

Trump nxjerr bisedën me Macron: Siria, Irani dhe surpriza për Rusinë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social, Truth Social, një foto të asaj që ai pretendon se është një mesazh privat nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Në mesazhin e publikuar, Macron thuhet se shkruan: “Miku im, jemi plotësisht dakord për Sirinë. Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën.”

Mesazhi vijon me një propozim për organizimin e një takimi të G7 pas Davosit, në Paris, të enjten pasdite, duke përmendur gjithashtu mundësinë e ftesës për ukrainas, danezë, sirianë dhe rusë. Në fund, Macron thuhet se e fton Trumpin për një darkë në Paris, përpara kthimit të tij në Shtetet e Bashkuara, duke e nënshkruar mesazhin me emrin “Emmanuel”.

Burime pranë presidentit francez kanë konfirmuar se përmbajtja e mesazhit të publikuar nga Trump është “shumë reale”. Po ashtu, gazeta Le Figaro raportoi se Macron ka pranuar se i kishte dërguar një mesazh privat Trumpit, ku i propozonte organizimin e një samiti të G7 më 22 janar në Paris.

Sipas raportimit, në kuadër të këtij takimi do të shqyrtohej edhe mundësia e përfshirjes së Rusisë, çka do të shënonte një zhvillim të rëndësishëm diplomatik, pasi do të ishte hera e parë pas gati katër vitesh luftë në Ukrainë.

, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE