
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Australi, ku eshtrat e një fëmije shqiptar janë gjetur të groposura në oborrin e një shtëpie.
Mësohet se zbulimi u bë nga policia në Brookfield, pas disa orësh kërkimesh. Foshnja që dyshohet se ka qenë rreth 18 muajsh, ishte varrosur në një varr vetëm 50 cm të thellë.
Eshtrat fillimisht u zbuluan nga pronari aktual i banesës, teksa po bënte punime në kopshtin para shtëpisë.
Sipas mediave të huaja, fëmija ka jetuar në atë shtëpi me prindërit dhe dy vëllezërit e motrat e tij në vitin 2014, para se të ktheheshin në Shqipëri. Ai nuk ishte raportuar i zhdukur në atë kohë.
Nuk është ende e qartë nëse autoritetet australiane janë vënë në kontakt me autoritetet shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
