
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet e Lampedusës, ku një 29-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga helikat e një gomone turistike teksa po zhytej në det.
Viktima është identifikuar si Cristiano Giamporcaro, regjisor filmash dhe djali i Maria Castiglione, ish-këshilltare e qytetit të Caltanissetta.
Sipas informacioneve paraprake, 29-vjeçari ndodhej në det pranë Punta Sottile, së bashku me një grua. Të dy dyshohet se kishin vendosur të zhyteshin, por gruaja u kthye në breg menjëherë pas hyrjes në ujë.
Giamporcaro, ndërkohë, qëndroi në det dhe sinjalizoi praninë e tij duke tundur një shami. Pak më vonë, ai u godit nga helikat e një gomoneje që transportonte dy turistë.
Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende duke u hetuar. Sipas të dhënave të para, 29-vjeçari u godit nga helikat e mjetit lundrues, duke marrë plagë shumë të rënda.
Trupi i tij u nxor nga deti nga një njësi e Rojës Bregdetare, me ndihmën e një anijeje private të specializuar në ndërhyrje të tilla.
Raportimet paraprake sugjerojnë se i riu mund të ketë humbur jetën për shkak të humbjes së madhe të gjakut. Një prej krahëve të tij dyshohet se ishte pothuajse i prerë nga helikat. Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet vetëm pas autopsisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
