SPAK thërret Belinda Ballukun – zëvendëskryeministrja e vendit nën hetim për shkelje në tendera
Një zhvillim i bujshëm politik ka tronditur kabinetin “Rama 4”. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, si person nën hetim për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”.
Burime të besuara konfirmojnë se Balluku është thirrur të paraqitet të hënën në Prokurorinë e Posaçme, mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit Dritan Prençi. Fletëthirrja i është dorëzuar personalisht në zyrën e saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në dokument, zëvendëskryeministres i kërkohet të jetë e shoqëruar nga një avokat, një praktikë që zakonisht sinjalizon se ndaj saj mund të komunikohet akuzë penale. Burime nga drejtësia shprehen se SPAK mund ta ndjekë procedurën pa kërkuar autorizim nga Kuvendi, në mënyrë që të shmangë debatet politike për imunitetin e saj.
Sipas raportimeve, një nga çështjet që po hetohet lidhet me tenderin e tunelit të Llogarasë, ku vlera e kontratës u rrit me mbi 50 milionë euro pas dhënies së saj kompanisë turke fituese.
SPAK ka refuzuar të komentojë mbi hetimin, duke theksuar se çështja është në fazën paraprake. Ndërkohë, vetë Balluku nuk ka reaguar publikisht, ndërsa në qarqet politike po shtrohet pyetja:
? A do të qëndrojë në detyrë, apo do të zgjedhë të dorëhiqet për t’u përballur me drejtësinë pa mburojën politike të Partisë Socialiste, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
