
Një 39-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e sotme, pas një konflikti në zonën e pedonales, në hyrje të Kalasë së Tiranës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:15, ndërsa i dëmtuari, shtetasi me inicialet B. D., është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas Policisë, 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e personit ose personave të përfshirë në ngjarje.
Grupet hetimore po vijojnë veprimet për të përcaktuar dinamikën e konfliktit dhe për të dokumentuar plotësisht rastin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
