
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij.
Ngjarja është regjistruar në lagjen Dërçin, ku sipas informacioneve paraprake, pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur e vrarë një grua.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar në vendin e ngjarjes.
Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e motivit që çoi në këtë ngjarje të rëndë.
Informacionet janë paraprake dhe pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për detaje të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
