
Tronditet qeveria “Rama 4”! Belinda Balluku nën hetim nga SPAK për tenderat – reagon mes luksit zviceran
E gjithë qeveria e Edi Ramës dhe administrata shtetërore janë tronditur nga lajmi i bujshëm që zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Sipas burimeve të besuara, emri i numrit dy të qeverisë është regjistruar për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”, ndërsa fletëthirrja zyrtare mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi.
Dokumenti i është dorëzuar vetë Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe në të thuhet se ajo duhet të paraqitet të hënën në SPAK e shoqëruar nga një avokat — një shenjë e qartë se mund t’i komunikohet një akuzë penale.
Por ndërsa në Tiranë qeveria gumëzhinte nga lajmi, Belinda Balluku zgjodhi të tregonte një tjetër imazh.
Në vend të një reagimi politik apo ligjor, ajo publikoi një postim nga Zvicra, ku shkruan:
“Me skuadrën e #MIE dhe #Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga ?Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit.”
Një reagim që shumë e lexuan si sfidues dhe i qëllimshëm, në një kohë kur pozicioni i saj në qeveri duket gjithnjë e më i vështirë.
Ndërkohë, SPAK ka mbajtur qëndrim të rezervuar. Për News24, institucioni u shpreh shkurt:
“Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median.”
Burime nga hetimi konfirmojnë se kontrollime janë kryer edhe në banesat e dy bashkëpunëtoreve të afërta të Ballukut, si dhe në një zyrë të lidhur me Ministrinë. Një prej tyre nuk është më në detyrë.
Hetimi, sipas gazetareve që ndjekin dosjen, ka lidhje të mundshme me tenderin e tunelit të Llogarasë, një projekt ku vlera e kontratës u rrit me mbi 50 milionë euro pas shpalljes së fituesit.
Dosja përfshin gjithashtu emra të tjerë të njohur të administratës, si ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi (aktualisht në burg për korrupsion), si dhe lidhje me zyrtarë të OSHEE, KESH dhe bashkive të mëdha, përfshirë edhe atë të Shkodrës.
Në këtë fazë, Balluku ka statusin e personit nën hetim, por jo të të pandehurës. Megjithatë, fakti që SPAK kërkon praninë e avokatit sugjeron se të hënën mund të komunikohet zyrtarisht akuza penale, ndoshta për “shkelje të barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim”.
Rrjedhimisht, pyetja që po përhapet në qarqet politike është:
? A do të zgjedhë Belinda Balluku të qëndrojë në detyrë përballë hetimit, apo do të dorëhiqet për ta zhvilluar betejën e saj jashtë mburojës politike të Partisë Socialiste, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
