LAJME / E Mërkurë 24 Qershor 2026, 17:05

Tronditet Franca, Dider Deschamps largohet me urgjencë pasi mori lajmin e trishtë

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, do të mungojë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Franceze e Futbollit. 57-vjeçari mori lajmin e hidhur mëngjesin e së martës dhe është lejuar nga presidenti i FFF-së, Philippe Diallo, që të udhëtojë urgjentisht drejt Francës për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore.

Franca e ka siguruar tashmë kualifikimin pas fitoreve ndaj Senegalit (3-1) dhe Irakut (3-0), ndërsa ditën e premte do të përballet me Norvegjinë në Boston për të vendosur vendin e parë në Grupin I.

Gjatë mungesës së Deschamps, skuadra do të udhëhiqet nga ndihmësi i tij, Guy Stephan, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE