LAJME / E Diel 24 Maj 2026, 18:06

Tronditëse në vendin fqinj, djali vret babain pas një incidenti mes tyre

Një 30-vjeçar u arrestua për vrasjen e babait të tij 67-vjeçar, të dielën pasdite në Selanik të Greqisë.

Sipas mediave greke, viktima u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Triadi, pak para orës 16:00,

ndërsa djali i tij 30-vjeçar ndodhej gjithashtu në vendngjarje dhe rrëfeu se kishte vrarë të atin.

30-vjeçari dyshohet se i ka thënë policisë se e vrau të atin në orët e mbrëmjes, pas një incidenti që pati me të,

pa dhënë detaje të mëtejshme. Deri më tani, mënyra se si është kryer vrasja nuk është sqaruar.

Policia ka mbërritur në shtëpinë e veçuar dhe zona është rrethuar, ndërsa një ekspert mjeko-ligjor pritet të shkojë në vendngjarje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE