LAJME / E Enjte 18 Shtator 2025, 13:01

Tr*nditese! Vr*ten tre policë dhe pl*gosen dy të tjerë

Tre oficerë të policisë amerikane u vranë dhe dy të tjerë u plagosën e janë në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Ky është bilanci i viktimave dhe i të plagosurve nga të shtënat me armë zjarri në  Qarkun York të Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i Policisë, Christopher Paris, njoftoi lidhur me masakrën duke vënë në dukje se personi përgjegjës, i cili ende nuk është identifikuar, gjeti vdekjen në shkëmbimin e zjarrit me oficerët
Burime të rezervuara raportuan për mediat se i dyshuari hapi zjarr ndaj oficerëve ndërsa ata po përpiqeshin të “ekzekutonin një urdhër arresti”.

Vendndodhja e të shtënave
Të shtënat ndodhën në North Codorus Township, rreth 115 milje në perëndim të Filadelfias, jo shumë larg kufirit të Merilendit.


Ne vajtojmë humbjen e tre jetëve të çmuara që i shërbyen këtij qarku, këtij shteti, këtij kombi, u shpreh në një deklaratë guvernatori Josh Shapiro, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE