
Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur pas mesditës së sotme në lagjen 2 të Rrogozhinës.
Policia njofton se një i ri ka aksidentuar për vdekje një vajzë të mitur, teksa kthente automjetin për në rrugën e lagjes.
“Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
