LAJME / E Diel 16 Nëntor 2025, 15:03

Tragjike! Vd*s shqiptari ne Greqi, pak me pare ishte shpallur hero

Mariglen Hoxha është 45-vjeçari shqiptar që ka humbur jetën në Mytilene të Greqisë pas një aksidenti në punë.

Ai ra nga një lartësi gjatë kryerjes së disa punimeve në çatinë e një shtëpie, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk janë sqaruar pasi ai ishte vetëm në punë dhe askush s’ishte aty për ta ndihmuar.

Shqiptari i cili kishte vite që jetonte në Greqi, në shtator të vitit të kaluar u shpall hero pasi shpëtoi një grua 71-vjeçare, e cila ra aksidentalisht në portin e Mytilinit gjatë momentit që po hipte në traget.

Pa hezituar për asnjë çast, shqiptari u hodh në det për ta shpëtuar dhe qëndroi me të për rreth 20 minuta në ujë, derisa arritën t’i ndihmonin. “Marios” – siç e thërrisnin në Mytilini, përshkroi për mediat greke minutat kritike kur pa gruan të binte në ujë dhe përpjekjet që bëri për ta mbajtur atë mbi ujë, ndërsa ajo ishte e frikësuar dhe e ngrirë nga të ftohtit.

“Kur dolëm jashtë, ajo u ul në një karrige dhe unë kam në mendje imazhin e mënyrës se si më shikonte, ashtu siç e shikon një fëmijë. Nuk e di si e gjeta forcën dhe u hodha pa menduar në port sapo e pashë gruan duke pirë ujë dhe duke u përpjekur të qëndronte mbi ujë. I thosha ‘Gjyshe, jam këtu, mos ki frikë’, dhe ajo më thoshte ‘Kam ftohtë’,” deklaroi shqiptari.

Hoxha i cili kishte shkuar në port për të shoqëruar motrën e tij, e cila po udhëtonte me fëmijën e saj, kur ndodhi incidenti u shpall hero për aktin e tij të guximshëm dhe shpëtimin e jetës së gruas së moshuar.

Vdekja e tij në vendin e punës ka tronditur komuniteti shqiptar në Greqi, por jo vetëm. Qendra e Punës e zonës ka reaguar menjëherë duke dënuar aksidentin dhe duke bërë thirrje për një tubim proteste sot në orën 12:00 në Sheshin Sappho. Tubimi ka për qëllim të tërheqë vëmendjen ndaj kushteve të rrezikshme të punës dhe nevojës për masa mbrojtëse më të forta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE