
Bëhet fjalë për dy vëllezër binjakë nga Anglia, Alan dhe Geoff Bates, të cilët kishin kaluar pothuajse gjithë jetën pranë njëri-tjetrit. Historia e tyre ka prekur shumë njerëz, pasi të dy ndërruan jetë në të njëjtën ditë, vetëm pak orë larg njëri-tjetrit.
Alan dhe Geoff ishin 70 vjeç dhe, sipas familjarëve, kishin pasur gjithmonë një lidhje shumë të fortë.
Geoff ndërroi jetë i pari. Vetëm rreth tri orë më vonë, u nda nga jeta edhe vëllai i tij binjak, Alan.
Të dy përballeshin me probleme shëndetësore. Alan ishte diagnostikuar me kancer në fyt dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar, ndërsa Geoff gjithashtu vuante nga probleme serioze shëndetësore.
Vajza e Alan tregoi se ajo dhe vëllai i saj po udhëtonin për t’i dhënë lamtumirën babait, kur morën lajmin se xhaxhai i tyre, Geoff, kishte ndërruar jetë.
Pak pasi mbërritën pranë Alanit, edhe ai u nda nga jeta.
Për familjen, humbja e dy vëllezërve brenda të njëjtës ditë ishte jashtëzakonisht e rëndë. Megjithatë, të afërmit thanë se gjetën njëfarë ngushëllimi te fakti se dy binjakët, që kishin ardhur në jetë së bashku, u larguan thuajse së bashku.
Lidhja mes Alan dhe Geoff kishte nisur që në fëmijëri. Ata ngjanin aq shumë, sa mësuesit e kishin të vështirë t’i dallonin dhe familja u kishte qepur emrat në rrobat e shkollës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
