
Bëhet fjalë për Kadri Mahmutin, një shqiptar historia e të cilit ka marrë vëmendje në Gjermani pasi arriti të ribashkohej me vajzën e tij pas shumë vitesh ndarjeje.
Kadriu u bë baba në Paris në vitin 1979, kur erdhi në jetë vajza e tij, Hamide.
Por vetëm dy vite më vonë, jeta e familjes ndryshoi. Nëna e vajzës u shpërngul drejt Portugalisë, ndërsa Kadriu mbeti pa kontakt të rregullt me të bijën dhe me frikën se mund të mos e shihte më kurrë.
Vitet kaluan, por ai nuk e humbi shpresën.
Pas dekadash kërkimi, Kadri Mahmuti vendosi t’i drejtohej emisionit gjerman “Bitte melde dich”, të drejtuar nga Julia Leischik, një format televiziv që ndihmon njerëzit të gjejnë familjarë me të cilët kanë humbur kontaktet.
Kërkimi solli më në fund lajmin që Kadriu kishte pritur për kaq gjatë.
Hamide u gjet dhe babai pati mundësinë të ribashkohej me vajzën e tij pas një ndarjeje që kishte zgjatur për dekada.
Momenti i takimit ishte i mbushur me emocione dhe u bë pjesë e emisionit të transmetuar në kanalin gjerman SAT.1.
Historia e tyre është një nga ato rrëfime ku emigrimi, largësia dhe humbja e kontakteve ndajnë një familje për vite të tëra, por ku shpresa vazhdon të mbetet gjallë.
Për Kadrinë, frika se nuk do ta shihte më kurrë vajzën e tij përfundoi, shumë vite më vonë, me takimin që kishte pritur pothuajse gjithë jetën.
Një histori që kujton se edhe pas dekadash largësi, disa lidhje familjare nuk humbasin kurrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
