LAJME / E Enjte 13 Gusht 2026, 13:01

Gjermania “dridhë” Vuçiqin

Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër kanë shkaktuar reagime të shumta, jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Pas paralajmërimeve të Vuçiqit se Serbia po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhën e lumit Ibër, Gjermania dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar duke theksuar se deklarata të tilla nuk janë në përputhje me objektivin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një zëdhënës i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë ka ritheksuar qëndrimin e Berlinit në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe perspektivës së saj evropiane.

“Siç kemi deklaruar edhe më parë, Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të saj evropian. Për të bërë përparim në këtë rrugë, Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut”, ka deklaruar zëdhënësi për Klan Kosova.

Përfaqësuesi gjerman ka qenë i qartë edhe sa i përket deklaratave për lumin Ibër.

“Deklaratat lidhur me ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër nuk e mbështesin këtë objektiv”, ka thënë ai.

Gjermania u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të shmangin deklaratat dhe veprimet që mund të pengojnë procesin e normalizimit dhe të përqendrohen te dialogu.

Qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësja e BE-së për çështjet e jashtme, Anitta Hipper, është pyetur gjatë një konference për media lidhur me deklaratat e presidentit serb dhe nëse një veprim i mundshëm për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër do të mund të ndikonte në procesin e integrimit evropian të Serbisë.

Sipas saj, Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si rrugën e vetme për normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimin e perspektivës evropiane të të dyja vendeve. Ajo ka theksuar se veprimet ose deklaratat që mund të rrisin tensionet nuk kontribuojnë në këtë proces dhe se fokusi duhet të mbetet te dialogu dhe bashkëpunimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE