LAJME / E Mërkurë 9 Prill 2025, 00:12

Tragjike/ Tentoi t’i ikte policisë, modelja 27-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga ura

“Miss Evropa”, Guler Erdogan, ka ndërruar jetë tragjikisht pasi tentoi të largohej nga policia.

Modelja 27-vjeçare thuhet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua nga autoritetet në Giresun, Turqi. Pasi dështoi në testin e alkoolit, ajo tentoi të arratisej, duke rënë nga ura dhe duke u goditur nga një automjet.

Mediat e huaja shkruajnë se familja e saj konfirmoi vdekjen e saj dhe fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Autoritetet kanë nisur një hetim. Erdogan kishte luftuar më parë me probleme të shëndetit mendor dhe kishte tentuar vetëvrasjen në të kaluarën.