LAJME / E Martë 10 Shkurt 2026, 15:03

Tragjike në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto, pranë Bolonjës, Itali.

Sipas mediave italiane, një automjet tip “Volkswagen Lupo” është përplasur ballë për ballë me një kamion të mbledhjes së mbetjeve. Dyshohet se makina e vogël ka qenë duke parakaluar në momentin e përplasjes.

Pas impaktit, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, shërbimet e emergjencës dhe karabinierët, por drejtuesi i mjetit u gjet i pajetë brenda makinës së djegur.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i automjetit. Megjithatë, identifikimi zyrtar ende nuk është konfirmuar për shkak të gjendjes së trupit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE