
Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e njohur si Ish-Fusha e Aviacionit.
Familjarët e tij bëhet me dije se nuk kishin kontaktuar dot me të prej dy ditësh. Pasi njoftuan autoritetet, në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e zjarrfikëses, ambulanca dhe policia.
Paraprakisht bëhet me dije se personi kishte ndërruar jetë në banesën e tij, në rrethana që deri më tani mbesin të paqarta.
Sipas syri.tv, viktima është Beqir Danaj, megjithatë identiteti i tij mbetet ende për t’u konfirmuar zyrtarisht nga ana e bluve të kryeqytetit.
Sakaq, raportohet se banorët e pallatit kanë zbuluar se ai ishte mbi 70 vjeç e në lagje njihej si personi që merrej me mirëmbajtjen dhe riparimin e ashensorëve.
Pritet të dalin detaje të reja në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
