LAJME / E Enjte 30 Korrik 2026, 12:12

Me zemër të thyer, biznesmeni shqiptar jep lajmin për ndarjen nga jeta të gruas së tij

Një lajm i trishtë ka ardhur nga disapora shqiptare në Amerikë, pasi është ndarë nga jeta aktivistja njëherazi gruaja e biznesmenit të suksesshëm shqiptar Harry Bajraktarit, Lisa.

Lajmin e kobshëm e ka bërë me dije vetë Harry Bajraktari i cili përmes një postimi të ndarë në rrjet njofton për humbjen tragjike të partneres së tij, raporton newsbomb.al.

“Humbja e saj ka sjellë një pikëllim të pamasë për familjet Bajraktari dhe Milicaj, si dhe për të gjithë ata që e njihnin dhe e donin atë” shkruan Harry Bajraktari në postimin e bërë mbrëmjen e kësaj të marte në Facebookun e tij.

Ndërsa më tej, biznesmeni shqiptar zbulon se Lisës do i jepet lamtumira e fundit, ditën e premte më 31 korrik, në varrezat Pleasant Manor, në New York.

Reagimi i plotë i biznesmenit Harry Bajraktari:

Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të së dashurës sonë Lisa Milicaj Bajraktari – një grua, nënë, gjyshe, bijë dhe motër e përkushtuar.

Humbja e saj ka sjellë një pikëllim të pamasë për familjet Bajraktari dhe Milicaj, si dhe për të gjithë ata që e njihnin dhe e donin atë.

Ju falënderojmë të gjithëve për ngushëllimet tuaja dhe që e mbani Lisën dhe familjet tona në mendimet dhe lutjet tuaja. Gjatë gjithë jetës së saj, Lisa mbeti thellësisht e përkushtuar ndaj familjes së saj, ndaj Amerikës.????????dhe për kauzën shqiptare????????.

U prehtë në paqe të përjetshme, dhe kujtimi i saj qoftë gjithmonë një bekim.

Zgjimi dhe Vizita: 15:00–21:00

Shtëpia e varrimeve Pleasant Manor

Harry Bajraktari dhe familja Bajraktari; vajza e saj, Nicolette Bajramaj, dhe nipi, Theodore Jack Bajramaj; djali i saj, Paul Daka; nëna e saj, Lena Milicaj; vëllezërit e saj, Luke dhe Nick Milicaj; dhe familja e babait të saj, Jak Milicaj.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE